Pa filluar fushata/ Alibeajt i ikën edhe kandidati për Bashkinë e Korçës

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Korçës Gjergji Gjata është tërhequr nga gara.

Lajmin e ka njoftuar vetë Gjata përmes një postimi.

Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)”, ka thënë Gjata.

Lista me kandidatët e dorëzuar:

1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Lezhë – Sandër Marku (Tërhequr)
4. Patos- Pranvera Rizai
5. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
6. Korçë-Gjergji Gjata (Tërhequr)
7. Poliçan – Florian Qamo
8. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
9. Kamëz – Bilbil Bajraktari
10. Krujë – Sabah Sheta
11. Dibër – Naim Gazidede
12. Dimal- Dritan Sula
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Sarandë- Skënder Muço
16. Mirditë-Mark Ruçi
17. Kurbin- Genc Doçi (Tërhequr)
18. Vau i Dejës- Klomentina Drini