Një situatë e mbushur me emocione ka ndodhur mbrëmë, pasi Gjesti pa për herë të parë deklaratat e Xhenetës dhënë në Fan Club në Top Channel, ku ajo foli për lidhjen e saj të mëparshme me të.
Gjatë reagimit të tij, Gjesti u shpreh se nuk ka luajtur asnjëherë me ndjenjat e Eglit. Ai tha se nëse veprimet e tij janë kuptuar ndryshe dhe ajo është lënduar, atëherë është i gatshëm të tërhiqet.
Pas kthimit në ‘living’, Egli, mes lotësh, i dha dorën Gjestit dhe me zë të dridhur i tha:
“Po tërhiqem unë nga ky raport.”
Ky moment preku të gjithë banorët, duke lënë të hapur një situatë të paqartë për të ardhmen e këtij raporti.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ