Oxhaku merr flakë, zjarrëfikësit shmangin tragjedinë në Gjirokastër
Një banesë në qytetin e Gjirokastrës është rrezikuar nga flakët në oxhakun e shtëpisë ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Sipas dëshmimtarëve okularë, flakët janë shfaqur rreth orës 20:05 në çatinë e një shtëpie në lagjen ” Palorto”.
Në vendngjarje kanë mbërritur grupi i zjarrfikësve i mbështetur nga një automjet. Zjarri është konstatuar në oxhakun e banesës ndërsa rrezikonte të përfshinte çatinë.
Pas ndërhyrjes së Shërbimit Zjarrfikës zjarri është vendosur nën kontroll duke evituar djegien e shtëpisë. Sipas ekspertëve zjarrfikës shkak i zjarrit kanë qenë skorjet në brendësi të oxhakut.
Në këtë nisje të vitit 2025 Shërbimi Zjarrfikës në Gjirokastër është në gatishmëri për ti ardhur në ndihmë banorëve në situatat e zjarreve dhe emergjencave civile.