Osmani për CNN: Vuçiç po përdorë narrativën e Millosheviçit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po përdorë narrativën e Sllobodan Millosheviçit dhe se ai qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë.
”Ai po përdorë narrativën e Millosheviçit”, tha Osmani në CNN.

Për këtë Osmani tha se ka mjaft dëshmi,si pamje filmike po ashtu edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.
‘’Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë’’, tha Osmani.