Orikum/ Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 metra i gjatë del në breg

Një peshkaqen i llojit “dhelpër”, me gjatësi prej 3.5 metrash, ka dalë në breg në zonën e Orikumit.

Kjo ka shkaktuar habi dhe kuriozitet tek banorët që ndodheshin në zonë.

Peshkaqeni, i njohur për pamjen e tij të veçantë dhe madhësinë e konsiderueshme, është një ndër llojet rrallë në ujërat e Shqipërisë.