Organet ‘mbyllën sytë’/ Guroja që devijoi rrugën Levan-Tepelenë në pronësi të vëllait të ish deputetit të Fierit, Pirro Lutaj

Gurorja  prishi rrugën.  Shteti rihapi një tjetër. AKBN pranon se miratoi koordinatat e shfrytëzimit ngjitur me rrugën dhe i ndryshoi pasi u prish rruga.

Emisioni Fiks Fare solli pak ditë më parë rastin e një guroreje në aksin nacional Levan-Tepelenë për shkak të së cilës është bllokuar një pjesë e rrugës dhe është dashur të rihapet një e re.

Por jo vetëm aq, gazetarët e portalit “Replika” zbuluan se firma është e vëllait të një ish deputeti i cili sot mban një post të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Arben Lutaj, vëllain e Pirro Lutaj. Ish deputet i qarkut Fier, dhe aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror.

 

‘Replika’ kontaktoi z. Lutaj për ta pyetur mbi rastin e vëllait të tij. Por përgjigja ishte:

‘Kam 6 vëllezër. Një e kam mjek, një e kam shofer, një e kam… ndërsa një prej tyre ka gurore. Unë jam rrogëtar shteti. Bëj punën e shtetit dhe kaq. Nuk kam asnjë lidhje dhe s’mbaj asnjë përgjegjësi lidhur me atë se çfarë bëjnë vëllezërit e mi.’

Një fjali e dëgjuar shpesh, sa herë që familjarë të zyrtarëve shtetërorë janë etiketuar për shkelje.

Theksojmë se ka dyshime të forta, që firma e Arben Lutaj, të ketë qenë më herët në pronësi të Pirro Lutaj. Në një vëzhgim në ekstraktin e vjetër, vëmë re se ky i fundit nuk aksesohet.

Emisioni Fiks Fare solli rastin e  një guroreje e cila operon në të majtë të aksit rrugor Nacional Levan- Tepelenë.

Rruga Nacionale ekzistuese në krahë të gurores është e bllokuar nga grumbuj gurësh. Kështu është devijuar rruga ekzistuese dhe është hapur një tjetër pak metra më tej. Gurorja e cila kemi mësuar se është e një ish deputeti po operon prej 6 vitesh dhe ka leje shfrytëzimi për 25 vite.

Fiksi solli panoramën në gurore , vend në të cilin takoi dhe përfaqësues të firmës. Gazetarët hyjë në gurore për të marrë një përgjigje, nëse ajo operon me leje dhe ku i ka koordinatat e shfrytëzimit, pasi fakti që rruga është e bllokuar dikush ka gabuar.

Firma që operon apo koordinantat që shteti i miratoi?

Përgjegjësi i firmës tregoi për fiksin se lejen e kanë marrë ngjitur me asfaltin. Por që së fundi në bashkëpunim me AKBR DHE ARRSH kanë rënë dakorrd që të tërhiqen 115 metras nga rruga, duke qenë se ka patur rrëshkitje.  Përgjegjësi thotë se këtë gurore e kanë me leje shfrytëzimi për 25 vite dhe nuk kanë dalë nga koordinatat e miratuara nga shteti.

Emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje zyrtare pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Mbi koordinatat e lejes për gurore që ky institucion ka dhënë. Për të mësuar nëse leja u dha në koordinata të gabuara apo subjekti që po shfrytëzon ne bazë të lejes ka ndryshuar koordinatat gjatë ushtrimit të aktivitetit duke shkelur keshtu lejen. Por instuitucioni shteteror AKBN , sqaron se subjekti lejen e ka marre ne dhjetor te vitit 2016.

Nje leje që vazhdon të jetë aktive , dhe gurorja të punojë . Përgjigja e institucionit shtetëror garanton se firma që po shfrytëzon në atë vend gurët gëlqerorë nuk i ka shkelur koordinatat.

Por kjo leje është dhënë në fillim që firma të ketë të drejtë të shfrytëzojë 4 m larg rrugës. 6 vite më vonë në shtator të 2022 , u dhesh që firmës t’i ndryshohen koordinatat dhe ajo të largohet nga rruga me 115 metra , ndryshe nga çfarë tha punonjësi i firmës për gazetarët e Fiksit që e që gjetën në gurore, i cili ka treguar se janë larguar diku te 50 m. Sërish mes AKBN dhe firmës mesa duket nuk janë të qarta koordinatat. Por pervec kësaj, AKBN-ja pranon  se shkresa për ndryshimin e koordinatave të gurores i ka shkuar edhe Autoritetit Rrugorë i cili ka rihapur një rrugë të re.

Ndërkohë rruga e vjetër qëndron e bllokuar, për faji të shtetit që parashikoi se gërmimet vetëm 4 m larg saj nuk do e dëmtonin atë. Kështu u desh të hapej një rrugë e re.

 

*Ky është artikull ekskluziv i “Replika.al” që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Replika.al” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.