Orë kritike për Kryepeshkopin Anastas Janullatos

Orë kritike për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos.
Pasditen e djeshme në spitalin “Evangelismos”, ai iu nënshtrua një operacioni një orë të gjatë, për të trajtuar gjakderdhjen nga sistemi i tretjes.

Gjendja shëndetësore e prelatit 95-vjeçar u përkeqësua me shpejtësi, pas një episodi gjakderdhjeje. Ai u intubua menjëherë dhe nga pavioni i thjeshtë, ku ishte shtruar dhe u transferua në terapi intensive.

Kryepeshkopi, pas operacionit, u transferua sërish i intubuar në Repart, ku po trajtohet.

Janullatos është transportuar me avion në Evangelismos më 3 janar, nga një spital i Tiranës, pasi kishte gjakderdhje nga sistemi tretës, ndërsa ishte i shtruar në spital për një infeksion të frymëmarrjes.

Gjendja shëndetësore e tij është i ngarkuar si për shkak të historisë së tij mjekësore, por edhe për shkak të moshës së tij.