Orban uron Ramën për mandatin e katërt: Fitore bindëse, mezi pres t’ju takoj në Tiranë të premten
- 14 May, 2025
Kryeministri Edi Rama ka marrë një mesazh urimi për fitoren e mandatit të katërt nga homologu i tij hungarez, Viktor Orban. Përmes një postimi në platformën “X”, Orban e ka përgëzuar Ramën për suksesin në zgjedhjet parlamentare dhe ka shprehur pritjen për takimin e tyre të premten në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.
“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.” – shkroi Orban.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ