Opozita vazhdon bojkotin Komisioneve Parlamentare

Në shenjë proteste për burgosjen e Ervin Salianjt, opozita ka përshkallëzuar aksionin e saj. Një ditë pas tensioneve dhe kaosit në Kuvend, sot ata  kanë bojkotuar Komisionet Parlamentare.

Sot u zhvillua mbledhja e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Ilva Gjuzi, por siç duket nga pamjet, karriget e deputetëve të opozitës janë bosh.