Opozita kërkon debat për 11 majin, Balla: Rrini të qetë, nuk ia kërkojmë dorëheqjen Berishës!
Debati për zgjedhjet e 11 majit ka sjellë përplasje në Kuvend, ku opozita ka kërkuar zyrtarisht zhvillimin e një diskutimi për këtë proces zgjedhor.
Nga foltorja, ministri i Shtetit, Taulant Balla, u shpreh se institucionet e ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve janë ato që po e trajtojnë këtë çështje dhe se rinumërimi i kërkuar nga demokratët është thjesht një përpjekje për të shtyrë kohën.
Ai ironizoi duke thënë se mazhoranca nuk kërkon dorëheqjen e Sali Berishës.
Taulant Balla: U kërkua përse ne nuk bëjmë nje debat për zgjedhjet. Por debatin për zgjedhjet në momentin në fjalë po e bëjnë institucionet që kanë për detyrë të administrojnë zgjedhjet, aty ku ju keni shfrytëzuar edhe të drejtën që e kemi dakordësuar së bashku 13 vite më parë për të kërkuar rinumërim edhe pse e dini fare mirë që nga ky rinumërim nuk del asgjë sa i përket rezultatit të përgjithshëm. E vetmja gjë që po del është naj votë tek tuk. Naj komisioner i juaji ja ka kaluar ndonjë kandidati tjetër, por brenda atij marzhit të një gabimi njerëzor të deritanishëm. I referohem këtu procesit të rinumërimit në qarkun e Dibrës zoti Dogjani. Biem të gjithë dakord që ato 20 vota që kishin shkuar nga Gjunkshi te tjetri nuk ishin thjeshtë, janë brenda marzhit të gabimit.
Por ne nuk mund të bëjmë një debat për zgjedhjet tani. Ju mund ti bëni një shërbim vendit meqë se flasim për eficencë energjie, të bëjmë edhe një eficencë sepse e keni futur procesin e numërimit thjesht dhe vetëm për të shtyrë kohën,.
Se ne nuk ua kërkojmë dorëheqjen e Saliut, rrini të qetë nga kjo pjesë , ne jo njëherë. Ata që ua kërkojnë zgjidhni hallin brenda jush. Por e rëndësishme është që kur vini këtu dhe kërkoni debat për zgjedhjet, po çfarë debate të bëjmë ne këtu? Rezultati i zgjedhjeve është më i qartë se asnjë herë tjetër. Për ta përmbyllur, ne jemi këtu para jush për t iu përgjigjur sot çështjeve që lidhen me eficencën e energjisë.
Sa i përket integrimit dhe s ai përket imazhit të Shqipërisë, thirrja ime është hiqni dorë nga ai turp i madh se do vazhdoni të zhyteni edhe më shumë.
Vota e shqiptarëve dhe mbi të gjitha vota e diasporës në 11 maj ishin vlerësim për punën e Ramës dhe ndëshkim për sjelljen tuaj ndaj Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. Shqiptarët për budallenj nuk i merr dot askush, asnjeri prej tyre dhe siç ua matën kokën në 2025, edhe në 2029 njësoj do ndodhë.