Opozita bllokon makinën e kryetares së Kuvendit/ Flamur Noka: Spiropali nuk është brenda, ka hyrë nga banja

Deputetët e opozitës rrethuan makinën e kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali, e cila erdhi për tu futur në seancë.Flamur Noka qëndroi pranë makinës dhe për pasojë pak minuta më vonë, mjeti u largua.

Ndërkohë, Noka pretendon se Elisa Spiropali nuk ndodhej në makinë. “Hyjnë si minj aty Brenda, se nuk përfaqësojnë popullin këta”, tha ai. Kujtojmë që deputetët e opozitës kanë deklaruar se nuk do lejojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, kjo si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Ndërkohë ditën e djeshme, Sekretari i Etikës përjashtoi 24 deputetë të PD, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati me 60 ditë, Edi Paloka me 10 ditë, ndërsa 20 deputetë të tjerë me nga  40 ditë.