Operacioni “Ura”/ “Kam 500 kushërinj, të del uji i zi po më preke o shok!” – Zbardhet sherri i ashpër mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt

Në dosjen e hetimeve për Operacionin “Ura” janë zbardhur biseda të tensionuara mes anëtarëve të grupit kriminal në platformën e koduar Sky ECC.

Një nga debatet më të forta është ajo mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt, lidhur me një pagesë të papaguar për një ngarkesë droge.

Në bisedat, të cilat datojnë në dhjetor të vitit 2020, Molla kërcënon Hysenajn që duhet të paguajë menjëherë paratë e detyruara, ndërsa ky i fundit përgjigjet duke treguar mbështetjen e fortë familjare: “Kam 500 kushërinj, të del uji i zi po më preke o shok!”

Në një pjesë të bisedës, Molla e sfidon duke i thënë: “Po t’jesh burr vjen këtu… se s’ke pik burrnie.”

Pjesë nga bisedat:

08.12.2020, ora 16:27

H1IQJ2 (Orges Molla): I ke lekët?… Erdh e marta tjetër… Çfarë mendon ti, do të presin njerëzit ty 10 vjet? Edhe pa turp na ke borxh 5 mijë euro, po ti nis… Çfarë janë këto muhabetet, mer?

LBG3TC (Emri Hysenaj): Përdor lekët e huaja…

H1IQJ2: O shok, po them… Prandaj po të kërkoj… Do shkojmë të dy te burri huj po hec ktu… Se s’dua probleme, a e kupton apo jo? Hec, nisu… A e kupton? Se do paguaj biletat unë… Mos e zgjas kot, po nisu për Durrës… Lëre punën një ditë…

10.12.2020, ora 21:59

LBG3TC: A ngjove? Mos më ofendo mo, po të them, se mallin këtu e ke, s’ta ka shit njeri. Hajde merr mallin mrapsht, edhe lekët bile t’i jap. Mos më ofendo mo, se mos mendo se jam vetë o shok, kam 400 kushërinj, 500 kushërinj kam unë. Nuk iki nga këtu ashtu se më vret njeri, o shoku jem. Uji i zi del me më preke o shok, mos u merr me mua se s’jam nga Kavaja unë!

H1IQJ2: Po me rob shpie… As nuk më han k…, po 5 mijë kushëri me pas ti… Faaaare… Më trego ti mu kushurit… Po t’jesh burr vjen këtu… Se s’ke pik burrnie… Më trego ti mu ke mallin këtu…

12.12.2020, ora 13:16

H1IQJ2: Më ke thënë 20 ditë do të bijë lekët… Kush ka qenë arsyeja që s’i ke pritur? Më shpjego pak… Më ke thënë për 20 ditë do të bijë lekët, më ke thënë ti kështu mua… Ti ke 10 ditë që nuk ke bërë apo jo që të thashë unë ik merr përzirs? Se ti s’ke pas përzirs, apo jo? A është kështu historia?