Operacioni në Pogradec/ Shoqërohen 14 persona, sekuestrohen mbi 200 mijë euro dhe karburant e dyshuar …

14 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë dhe mbi 200 mijë euro janë sekuestruar nga Policia e Korçës në operacionin masiv në Pogradec.

Gjithashtu janë sekuestruar dhjetëra armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta dhe lëndë narkotike, por edhe sasi të mëdha nafte e karburant e cila dyshohet të jetë kontrabandë.

Renea ka rrethuar banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.