Operacioni i SPAK/ Urdhërarrest për “Darin e Elbasanit”. Nuredin Dumani: Hajdar Çopja porositi vrasjen e…

Detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK. Mësohet se urdhërarrest është firmosur edhe për Hajdar Çopja, I njohur dhe si Hajdar Bako e Hajdar Hysa, i lindur në Elbasan, I cili ndodhet i arrestuar në Dubai. Po kështu masa sigurie janë dhe për 2 punonjës policie.

Kush është “Dari i Elbasanit”

Hajdar Bako rezulton i dënuar më parë edhe me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” ndërsa emri I tij ka dalë dhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani.
Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK se kiste mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.
“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…”, dëshmonte Nuredin Dumani.

Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona.