Operacioni i Ramës tek QSUT/ Reagon mjeku: Është mirë, do largohet nga spitali për 24 orë

Mjeku Arben Gjata ka reaguar me  një deklaratë për mediat në lidhje me se gjendjen e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr apandesitin me anë të laporoskopisë në ambientet e Spitalit Nenë Tereza.

Mjeku ka theksuar se kanë kaluar 8 orë tashmë nga ndërhyrja dhe kryeministri është në gjendje të lëvizë dhe të ushqehet.

Ishte apendesit, u plotësuan ekzaminimet e nevojshme dhe operacioni është kryer me laporoskopi rreth orës 2 të mëngjesit. Gjendja post operatore është stabël pa temperaturë dhe problem. Sot dhe do të mund të nisë të ushqehet dhe brenda 24 orë mund të shkojë në shtëpi. Elaborimi total mund të jetë brenda dy tre ditëve. Ai mund të ecë vetë që sot. Në fushatë do i duhet 2-3 ditë. Është bërë në sallat që ne kemi pasur. Spitali i ri është edhe ai”, ka thënë mjeku.