Operacioni i madh ndërkombëtar antidrogë! Proda: Morën pjesë 349 policë, në gatishmëri të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë detaje nga operacioni i përmasave të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, i zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali, i njohur si “Operacioni URA”, ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste.
Proda bëri të ditur se në këtë aksion të koordinuar morën pjesë 349 efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë forcat speciale RENEA, si dhe struktura të tjera të rëndësishme policore që kanë qenë në gatishmëri maksimale për të garantuar suksesin e këtij operacioni të ndërlikuar.
View this post on Instagram
Ilir Proda: Operacioni ka qenë tepër i madh. 349 policë janë përfshirë në operacion. Në operacion është përfshirë edhe RENEA. Policia e Shtetit po tregohet e vendosur për të luftuar krimin. Në operacion janë përfshirë disa struktura të policisë.
Ky operacion u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, me mbështetjen e Eurojust, Europol, Interpol dhe agjencive të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare. Ai është konsideruar një prej goditjeve më të mëdha kundër rrjeteve të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave me lidhje në Amerikën e Jugut, Ballkan dhe Europën Qendrore.
View this post on Instagram