Operacioni “Flakë në det”! SPAK kërkon dënime të rënda për Gëzim Çelën dhe grupin
SPAK ka paraqitur sot pretencën për një nga dosjet më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës, të njohur si “Flakë në det”, ku në bankën e të akuzuarve ndodhen 13 persona, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që transportonte lëndë narkotike nga Patoku drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, të pandehurit duhet të shpallen fajtorë për disa vepra penale të rënda, përfshirë:
- “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
- “Grupi i strukturuar kriminal”
- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”
SPAK ka kërkuar dënime të larta me burg, duke përfshirë edhe përfitimin e uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndër emrat kryesorë të dosjes është Gëzim Çela, për të cilin Prokuroria kërkon 16 vite burg, që me gjykim të shkurtuar konvertohet në 10 vite e 8 muaj.
Ja lista e plotë e të pandehurve dhe dënimet e kërkuara nga SPAK:
-Arlind Isamailukaj – 15 vite burg / me gjykim të shkurtuar: 10 vite
-Gëzim Çela – 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj
-Nerim Çela – 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj
-Armando Mema – 12 vite burg / 8 vite
-Dritan Mataj – 12 vite burg / 8 vite
-Arben Dalipaj – 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj
-Besnik Brokeri – 12 vite burg / 8 vite
-Dritan Deda (i njohur si Alket Alis) – 12 vite burg / 8 vite
-Selami Lushka – 12 vite burg / 8 vite
-Kyrylo Ponomarego – 13 vite burg / 8 vite e 4 muaj
-Ksenofon Bodo – 12 vite burg / 8 vite
-Armando Papa – 12 vite burg / 8 vite
-Kostiantyn Biellon – 12 vite burg / 8 vite
Ky grup u identifikua dhe u godit pas një hetimi të gjatë dhe të detajuar nga SPAK dhe strukturat e posaçme të policisë, në bashkëpunim edhe me autoritetet partnere europiane. Trafikimi i drogës bëhej në rrugë detare, përmes gomoneve dhe mjeteve të tjera të shpejta.