Operacioni ”Fijet” merr vëmendje ndërkombëtare,“Financial Times”: Kamerat tregonin fuqinë e krimit të organizuar në Shqipëri

Bandat janë një hap para policisë së shtetit. Me këtë titull e ka nisur “Financial Times” artikullin kushtuar kamerave spiune të vendosura nga rrjetet krimnale në pothuajse të gjithë territorin e vendit tonë.

Gazeta amerikane shkruan se rrjeti i paligjshëm i vëzhgimit, për të studiuar lëvizjet e rivalëve të tyre dhe policisë së shtetit, tregon mbi fuqinë e krimit të organizuar në Shqipëri, duke e përmendur këtë të fundit si një nga arsyet e largimit të Shëqiptarëve drejt vendeve Europiane dhe Britanisë së  Madhe.

Aksioni i policsë së shtetit për  cmontimin e më shumë se 500 kamerave të paligjshme ka tërhequr vëmendjen e prestigjozes amrikane, e cila ndër të tjera në arikull ka rikujtuar kritikat e komisionit europian për ligjin e amnistisë fiskale.

Financial Times ka përmendur gjithashtu një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit ku shkruhet se Tirana duhet të vazhdojë përpjekjet për reformën në drejtësi, të forcojë rregulloret dhe mbikëqyrjen kundër pastrimit të parave dhe të punojë për të luftuar ndikimin e krimit të organizuar.