“Operacioni ‘Cazino’ në Korçë, 10 të arrestuar për organizim lojërash fati, sekuestrime të shumta”
Në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Cazino”, duke arrestuar 10 shtetas për organizim dhe pjesëmarrje në lojëra fati.
Operacioni, i realizuar nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Policinë e Korçës dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka çuar në arrestimin në flagrancë të 3 pronarëve të lokaleve dhe 7 klientëve të cilët ishin duke luajtur lojëra fati nëpërmjet kompjuterëve dhe celularëve.
Personat e arrestuar janë:
• Klajdi Leka, 21 vjeç
• Gjergji Panolli, 36 vjeç
• Alfred Male, 57 vjeç, të gjithë banues në Korçë dhe Mborje
• Leonard Muçollari, 33 vjeç
• Elton Ryka, 28 vjeç
• Elton Sovjani, 40 vjeç
• Ermir Kanollari, 31 vjeç
• Mateas Kanollari, 25 vjeç
• Rudenc Muçollari, 34 vjeç
• Agron Tushini, 37 vjeç, të gjithë banues në Korçë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar si prova materiale 9 monitorë kompjuterash, 13 aparate celularë, tableta, dhe një sasi parash.
Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës për veprime të mëtejshme.
Ky operacion i koduar “Cazino” është një tjetër hap në luftën kundër organizimeve të paligjshme të lojërave të fatit në Shqipëri.