Operacioni “Catch” në Elbasan, tre të kërkuarit bien në rrjetën e policisë
Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Catch”, duke vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre ishin dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ndërsa i treti për moskallëzim krimi.
Të arrestuarit janë:
• Xhuljano Gjyla, 45 vjeç, banues në Elbasan, dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, nga të cilat i mbeten për t’u vuajtur 4 vjet e 7 muaj.
• Françesko Braho, 26 vjeç, banues në Cërrik, dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i mbeten për t’u vuajtur 1 vit e 8 muaj.
• Agim Lleshanaku, 33 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar me 6 muaj burg për moskallëzim krimi.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan. Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ligjore.