Operacioni “Bllok 33”/ Gjykata lë në burg 23 të arrestuar, ndryshon masat për një grua dhe një tjetër për…
25 personat e arrestuar e operacionit “Bllok 33” që akuzohen si pjesë të një rrjeti që shisnin drogë për VIP-at në lokalet e zonës së njohur si ish-bllokut në Tiranë dolën këtë të shtunë, 21 qershor, para Gjykatës së Tiranës.
Gjyqtari i çështjes Tauland Banushi, rikonfirmoi masat e dhëna në mungesë për 23 prej tyre, ndërsa ndryshoi masën për të vetmen të arrestuar grua Xhoana Rustemi, për të cilën u vendos nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” dhe për Albert Shushkun, për të cilin u vendos nga arrest me burg në “arrest shtëpie” për shkak të problemeve familjarë.
Për 23 të arrestuarit e tjerë ngelën në fuqi masat e dhëna më herët nga gjykata. Operacioni i antidrogës u zhvillua dy ditë më parë pas një hetimi disa mujor të nga agjentët e antidrogës nën drejtimin e prokurorit Ardjan Dyrmishi.
Mësohet se në këtë hetim ashtu si dhe në operacionin “Tempulli”, janë përdorur agjentët e infiltruar, të cilët kanë kryer blerje të stimuluara të lëndevë narkotike për të vërtetuar akuzat.