Operacioni antidrogë tek rezidenca e VIP-ave te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë, Laborator në Qerekë të Niklës! Kontrolli me qen dërgon në pranga disa persona

Një operacion diskret i SPAK dhe autoriteteve spanjolle është duke u zhvilluar në Shqipëri, dhe deri më tani nga disa burime mësohet se janë goditur disa grupe kriminale të drogës.

Deri më tani eshte zbuluar të paktën një laborator droge, një i konfirmuar në një shtëpi private në Qerek të Niklës. Detajet nga operacioni në zhvillim pritet të saktësojnë nëse kemi të bëjmë me kokainë apo edhe lëndë të tjera narkotike, si dhe personat e përfshirë.

Kontrolle nga forca të shuma janë ushtruar mbrëmjen e 15 nëntorit, edhe në rezidencën e VIP-ave më Tiranë, “Kodra e Diellit 2”.

Aksioni është shtrirë në disa qytete, Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek në disa fshatra periferik të Tiranës. Të njëjtat burime thonë se ky grup kriminal, pjesëtarët e të cilit ende nuk bëhen të ditur, ndërronin shpesh banesa me qëllim për të humbur gjurmët.

Gjatë këtij operacioni mësohet se janë arrestuar disa persona me vendim të gjykatës së Posaçme, dhe janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës. Mediat flasin për 5 të arrestuar mes tyre dhe një shtetas i huaj nga Venezuela, por ende nuk është konfirmuar.

Ndërkohë mësohet se në Qerekë të Niklës është zbuluar edhe një laborator droge i ngritur në një banesë private. Disa agjenci ligjzbatuese marrin pjesë në aksion, teksa kontrollet i drejton Operacionalja në Policinë e Shtetit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)