Operacioni anti-drogë me 60 kg kanabis në zonën e tyre, ja si Ariel Rraja ra në prangat e policisë

Policia e Krujës arrestoi Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja dhe djali i Flamur Rrajës.

24-vjeçari, nipi i Rrahman Rrajës është arrestuar gjatë operacionit antidrogë që Policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë Krujës mbrëmjen e së mërkures.

Policia ka pasur informacione për dy persona që po transportonin lëndë narkotike dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani që u kapën me 60 kg kanabis.

Por operacioni i policisë ka hasur kundërshtimin e Flamur Rrahjas dhe Ermal Tufës, pasi kanë pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tyre’. Efektivët e policisë kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajan dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajas i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën.