Operacion me shkallë të gjerë në disa qytete/ Policia zbarkon në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, dyshohet lidhje me krimin e organizuar

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në disa qytete të vendit, konkretisht në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. Sipas raportimeve të para aksioni është ndërmarrë nga forcat e rendit dhe dyshohet se ka në fokus grupe të strukturuara kriminale.

Burime të para jozyrtare bëjnë me dije se gjatë operacionit janë kryer kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente të ndryshme, ndërsa janë lëshuar edhe urdhër-arreste. Ende nuk dihen të dhëna të sakta për numrin e të ndaluarve apo objektin e hetimit, ndërkohë që pritet që në orët në vijim të dalin më shumë detaje nga autoritetet zyrtare.