Operacion i SPAK dhe Eurojust, arrestohet në Itali dy shqiptarë për pastrim parash! Sekuestrohet 4 milionë euro

Pas më shumë se dy vitesh hetime intensive, Policia e Torinos në Itali dhe autoritetet shqiptare kanë finalizuar një operacioni, ku janë arrestuar dy shqiptarë për akuzat e pastrimit të parave, të fituara në mënyrë të paligjshme përmes tregtisë online.

Hetimet e koordinuara nga Eurojust dhe SPAK kanë zbuluar një skemë të sofistikuar, ku shumat e paligjshme janë pastruar përmes kriptomonedhave dhe përdorimit të kompanive guaskë, duke fshehur origjinën e fondeve të fituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas mediave italiane, gjatë operacionit, janë sekuestruar pasuri që arrijnë vlerën e 4 milionë eurove, që dyshohen se janë të lidhura me aktivitetet kriminale të dyshuar.