Në kuadër të operacioneve të koduara “Para drejtësisë”, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri shtetasi shqiptar Erjon Haxhiu 53 vjeç, banues në Milot. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit pasi Gjykata e Apelit të Tiranës, më 31.05.2022, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ai akuzohet se në vitin 2022 ka kultivuar 320 bimë narkotike cannabis sativa në ambientet përreth banesës së tij, të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë Kurbin.
I ekstraduari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e tij. Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit operacion, është ekstraduar drejt Italisë shtetasi Valentino Gjeloshi alias Nino Gjeloshi 46 vjeç, nga Kruja. Ky individ ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi në vitin 2022, Gjykata e Apelit në Firence e kishte dënuar me 9 vjet burgim për grabitje me armë në bashkëpunim. Ai ka mbetur për të vuajtur gjithsej 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg.
Interpol Tirana
Vijojnë operacionet në bashkëpunim me partnerët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
•Akuzohet se kultivoi 320 bimë narkotike cannabis sativa, afër banesës së tij, në Milot, në vitin 2022, ekstradohet nga Italia, 53-vjeçari.
•Ndërkohë, ekstradohet drejt Italisë një 46-vjeçar nga Kruja, i dënuar me 9 vite burg për grabitje me armë kryer në bashkëpunim.
Në vijim të operacioneve të përbashkëta të koduara “Para drejtësisë”, të zhvilluara në bashkëpunim me partnerët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Italia në Shqipëri, shtetasi shqiptar E. H., 53 vjeç, banues në Milot.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas akuzohet se ka kultivuar në ambientet përreth banesës së tij 320 bimë narkotike cannabis, të cilat janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, më 04.05.2022, dhe janë asgjësuar me anë të djegies.
Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Ndërkohë, po në kuadër të operacionit “Para drejtësisë”, nga Interpol Tirana është ekstraduar drejt Italisë shtetasi V. Gj., alias N. Gj., 46 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Apelit në Firence, në vitin 2022, e ka dënuar me 9 vjet burgim për veprën penale “Grabitje me armë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal Italian (i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet, 9 muaj e 16 ditë burg).
Tags: