One Albania zhgënjen sërish, mijëra abonentë pa shërbim

One Albania duket se vijon me problemet teknike edhe disa muaj pas bashkimit problematik që bëri më herët me Albtelecom duke shkaktuar kaos te abonentët.

Mijëra abonentë të One Albania janë zgjuar pa shërbimin telefonik mëngjesin e sotëm për shkaqe, të cilat kompania nuk i ka bërë ende të ditura.

Kemi që në mëngjes pa valë dhe kur merr shërbimin e klientit thjesht dëgjon një zë automatic që të thotë po bëjmë ndërhyrje në rrjet. Nuk të japin as shansin të lidhesh me operatorin”, shprehet një abonente e ONE.