Olsi Bylyku ndan moment romantik në perëndim dielli: Një fjali e partneres që “i shpërtheu trurin”

Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit një foto të ngrohtë e të ëmbël në bregdet, ku shfaqet me partneren e tij, në një çast të qetë pranë detit, me perëndimin si sfond.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje nuk është vetëm fotografia, por shkrimi emocional dhe me humor që Olsi ka vendosur mbi të:

“Dhe më pas, ajo afrohet, me një qetësi olimpike, ashtu sikur po të rregullon pak jakën, dhe të thotë një fjali e cila të shpërthen trurin 2 orë më mbrapa: ‘Shi sa bukur motra, me të dytin’…”

Me këtë përshkrim të sinqertë, të përzier mes romantizmit dhe ironisë, Olsi ka sjellë një tjetër moment nga jeta e tij personale.