OKB thotë se pothuajse 450,000 palestinezë janë larguar nga Rafah gjatë javës së kaluar. Ndërsa agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, Unrwa paralajmëroi se njerëzit përballen me lodhje të vazhdueshme, uri dhe frikë.
Ushtria izraelite thotë se po vazhdon operacionet kundër objektivave terroriste në lindje të qytetit, ku më shumë se një milion njerëz ishin strehuar. Operacionet e reja izraelite në veri të Gazës kanë zhvendosur 100,000 njerëz të tjerë. Gjithashtu ushtria urdhëroi civilët të evakuonin Rafahun lindor dhe Jabalia për sigurinë e tyre përpara se të fillonin sulmet, por totali i të zhvendosurve ditët e fundit është i barabartë me pothuajse një të katërtën e popullsisë 2.3 milionëshe të Gazës.
Izraeli filloi një fushatë ushtarake për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit ndërkufitar të grupit në Izraelin jugor më 7 tetor, gjatë të cilit rreth 1200 njerëz u vranë dhe 252 të tjerë u morën peng. Më shumë se 35,170 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, duke përfshirë 82 në 24 orët e fundit, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.