OKB miraton rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës
Anëtarët e Kombeve të Bashkuara kanë miratuar një rezolutë që mbështet integritetin territorial të Ukrainës, teksa Uashingtoni ka shtyrë përpara një rezolutë të veten në të cilën nuk përmendej faji i Rusisë për luftën që ka nisur tre vjet më parë.
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia, ishin mes 93 vendeve që votuan në favor të kësaj rezolute të mbështetur nga BE për Ukrainën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që bën thirrje për tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga Ukraina.
Vetëm Maqedonia e Veriut abstenoi, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor votuan pro rezolutës për Ukrainën në OKB.
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk janë ligjërisht të obligueshme, por konsiderohen si indikator për opinionin e botës.
Paprekshmëria e integritetit territorial të Ukrainës ishte në epiqendër të rezolutave të miratuara më herët në OKB, teksa SHBA-ja i ishte mbështetur ato.