“Ofruan deri në 20 mijë euro” – Modelja tregon ftesën misterioze për ditëlindjen e Yamal: Kërkonin gra bionde me përmasa të caktuara gjoksi

Festa e 18-vjetorit të futbollistit të njohur spanjoll Lamine Yamal ka marrë vëmendje të jashtëzakonshme pas deklaratave të bujshme të modeles Klaudia Kalvo.

Ajo ka zbuluar se ka marrë një ftesë të çuditshme për të marrë pjesë në festë, e cila sipas saj, shoqërohej me kushte të pazakonta dhe oferta të majme.

“Më kërkuan të merrja pjesë në ditëlindjen e Lamine Yamal. Ofronin nga 10 mijë deri në 20 mijë euro për pjesëmarrje. Por kërkesat ishin të çuditshme – donin gra bionde, me përmasa shumë specifike të gjoksit. Gjithashtu, nuk lejohej të merrnim telefonat me vete,” – ka treguar Kalvo për mediat spanjolle.