Ofendimet e rënda të Jozit “tronditën” Gjestin, menaxherët e këngëtarit: Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për Kosovën, as varrin …

Familjarë dhe menaxherë të Gjestit, banorit të Big Brother Vip Albania 4 kanë reaguar pas fjalëve fyese ndaj këngëtarit prej Jozit, i përjashtuar tashmë nga gara.

Në një prononcim për “Top Channel”, ata kanë deklaruar sesi e kanë përjetuar deklaratën, teksa kanë shtuar se familjarët e tij janë prekur shumë nga ky etiketim, duke shtuar se ata janë një familje dëshmorësh dhe kjo është një fyerje tepër e rëndë dhe e dhimbshme.

“Babai i tij është veteran i luftës dhe Gjesti e di shumë mirë çfarë kemi kaluar ne si popull. Xhaxhai i tij ka dhënë jetën për këtë tokë dhe ende sot është i zhdukur, as varrin nuk ja dinë. Dhe tani të dëgjojë djalin e tij që fyhet me një shprehje aq të rëndë që i mohon identitetin dhe historinë e familjes, është e papranueshme dhe e dhimbshme, jo vetëm për ne, por për çdo familje që ka sakrifikuar për lirinë”, theksuan ata.

Si e pritën vendimin për përjashtimin e Jozit?

“Të lumtur që produksioni mori masa të menjëhershme!”, tha ai.

Të pyetur nëse familjarët e Gjestit kanë një mesazh për Jozin, deklaruan: Duhet të them që ne jemi të prekur dhe nuk i falim këto fjalë. Kërkojmë respekt. Të gjithë mund të kenë debate dhe mospajtime brenda një loje, ama askush nuk ka të drejtë të fyejë dikë në mënyrë kaq të rëndë dhe të prekë në plagë që ende nuk janë shëruar. Shpresojmë që si shoqëri të mësojmë të respektojmë njeri-tjetrin, sepse gjaku qe është derdhur mbi këtë komb nuk bën dallime mes nesh.