OBSH paralajmëron për pasoja radioaktive nëse shkatërrohen objektet bërthamore të Iranit
- 17 June, 2025
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi sot për pasojat dhe ndikimet katastrofike që mund të vijnë nëse shkatërrohen objektet bërthamore në Iran.
“Përshkallëzimi i dhunës midis Izraelit dhe Iranit është jashtëzakonisht shqetësues dhe po u kushton jetën civilëve, përfshirë fëmijëve. Synimi i objekteve bërthamore mund të ketë ndikime të menjëhershme dhe afatgjata në mjedis dhe shëndetin e njeriut në Iran dhe në të gjithë rajonin.” shkruan Tedros Adhanom Ghebreyesus në një postim në rrjetet sociale.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ