“O çfarë kam bërë”/ Gruaja vrau burrin, detaje nga krimi në Sarandë: Ulërima e të bijës u dëgjua deri jashtë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, ku Elvira Tahiraj vrau me sëpatë bashkëshorti ne saj Llazar Tahiraj.

Në “Shqipëria Live”, gazetari Enrik Mehmeti shprehet se fqinjët tregojnë që autorja vuante nga probleme të shëndetit mendor, por dhe nga epilepsia. Pikërisht problemet e saj, dyshohet se janë shkak për krimin. Ai shtoi se viktimën e ka gjetur e para vajza e çiftit, e më pas në shtëpinë e tyre kanë shkuar dhe fqinjët.

Fqinjët thonë se Elvira vuan nga epilepsia, që shpesh herë bashkëshorti nëpërmjet makinave të fqinjëve e transportonte në spital. Zonja e shfaqte paqëndrueshmërinë kur dilte nga banesa, pasi shumicën e kohës qëndronte brenda.

Fqinjët shprehen se i kanë thënë Llazarit gjithmonë që të ndahej nga bashkëshortja meqë ajo nuk ishte e shëndetshme nga ana mendore, por ai asnjëherë nuk e la, gjithmonë përpiqej të siguronte të ardhura dhe të kujdesej për të. Viktima nuk përshkruhet si problematik, por si një njeri punëtor dhe i qetë. Asnjë nga fqinjët nuk thotë se është problematik. Ai nuk lejonte as njerëzit të flisnin keq për bashkëshorten që vuante nga problemet mendore. Nuk thuhet se kanë pasur konflikte, por vetëm gjendja e autores shihet si shkak për krimin.”– tha ai.