Nxënësit në diasporë pajisen me librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”
Kryeministri Edi Rama bëri me dije përmes rrjeteve sociale se fëmijët që mësojnë gjuhën shqipe në diasporë tashmë janë pajisur me librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”. Rama shkruan se librat janë në dy niveleve dhe do të ndihmojnë mësuesit që t’iu mësojnë nxënësve gjuhën dhe traditat shqiptare.
“MIRËMËNGJES, dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.