Nusja 17-vjeçare zhduket në Tiranë, vjehrra e denoncon në polici

Një 17-vjeçare është shpallur e zhdukur në Tiranë, pasi nuk është kthyer më në banesë që prej ditës së djeshme.

Policia bën me dije se rastin e ka denoncuar vjehrra e saj, e cila ka raportuar në komisariat largimin e vajzës nga shtëpia pa dhënë asnjë njoftim.

“Më datë 28.05.2025 -kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje“, njofton policia.