Nuredin Dumani zbulon pseudonimet e çuditshme në platformën SKYECC

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka zbuluar pseudonimet e përdorura në platformën SKYECC.

Në gjyqin e njohur si “Plumbi i Artë”, vrarësi me pagesë ka treguar se njihej me disa emra për të humbur gjurmët.

PJESE NGA GJYQI: 

Gjyqtari: Sa pin-e ke pasur në SKY? Cilat ishin pseudonimet?

Dumani: Kam pasur disa pine. Pseudonimet kanë qenë: Covid19, Alcatraz, Totorina. Vetëm në Sky kam përdorur Covid-19 dhe Toto Rina