Nuredin Dumani zbulon listën e “të piketuarve” për vrasje: Në krye Emiliano Ramazani dhe Talo Çela
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka zbuluar detaje tronditëse gjatë dëshmisë së tij sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ai ka treguar se ishte porositur nga Erjon Alibeaj për të kryer vrasje të porositura, duke përmendur një listë me dhjetë persona.
“Erjon Alibeaj kishte bërë një listë me dhjetë persona për t’i vrarë. Në krye të kësaj liste ishte Emiliano Ramazani dhe Talo Çela,” ka deklaruar Dumani para gjykatës. Sipas tij, motivi për këtë hakmarrje ishte i lidhur me vrasjen e vëllait të Alibeajt në Bradashesh.
Alibeaj i kishte dorëzuar personalisht listën Dumanit, duke theksuar se “i dua të vrarë sepse kanë marrë pjesë te vrasja e vëllait”.