Nuredin Dumani në sallen e gjyqit “Plumbi i Artë”: Do ju ha hallvën të gjithëve!
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka zbuluar rrethanat e njohjes me Agron Qolin, i cili akuzohet se jepte informacionet e lëvizjes së Fatmira Dedës.
Sipas Dumanit, kanë marrë pjesë dhe dhe kanë dhënë informacione mbi lëvizjet e Dedës , vrasje e porositur nga Festim Qoli.
60-vjeçarja u ekzekutua në mënyrë tragjike, në garazhin e pallatit ku banonte. Sipas Dumanit, vrasja u krye nga Talo Çela, ndërsa u porosit nga Festim Qoli, pasi ajo interesohej në prokurori për vrasjen e djalit të saj Ervis Deda, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Ndërkaq në sallë ka pasur edhe tension, mes Dumanit dhe Divës.
PJESE NGA SEANCA “PLUMBI I ARTE”
Av. Ilia: Në çfarë rrethanash jeni njohur me Agron Qolin?
Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës.
Kemi pasur marrëdhënie shumë të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohe unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.
Av.: Me kë punonte aty?
Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.
Av.: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron dhe Petrit Qolit?
Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kenë punuar bashkë.
Av.: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?
Dumani: Po, patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.
Av.: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin?
Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.
Debat në sallë për pyetjen që bëhet nga avokati pasi konsiderohen si analizë nga prokurorët. Në mes të debatit dikush nga të pandehurit flet.
Dumani: “”Do ju ha ju hallvën të gjithëve, nuk mund ta ma hani hallvën ju mua”, pas debatit me të pandehurit e tjerë.
Enver Diva: Do ta shohim kush ja han hallvën njëri-tjetrit, pse rren.”