Numërohen votat e diasporës për Greqinë, trendi favorizon …
Po vijon me intensitet numërimi i votave të diasporës për zonën e Greqisë, konkretisht ato që i përkasin qarkut të Korçës.
Nga kutitë e para të hapura, rezultati paraprak tregon një epërsi të ndjeshme të Partisë Socialiste me një trend prej rreth 250 votash kundrejt 30 të Partisë Demokratike. Ky raport përforcon pozitat e PS-së në garën për mandatin e 7-të në qark.
Nëse kjo prirje vazhdon edhe në kutitë e mbetura, Partia Socialiste rrezikon t’i marrë opozitës mandatin e 4-t të deputetit në këtë qark, duke e thelluar më tej hendekun politik.
Votat e emigrantëve po rezultojnë vendimtare për balancat e fundit në ndarjen e mandateve në Korçë, duke i dhënë një peshë të veçantë vendimeve të diasporës në konfigurimin përfundimtar të Parlamentit.