Numërohen mbi 450 kuti! PS dominon thuajse në gjithë vendin, surpriza mbërrinë nga …

Janë numëruar 452 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me vota 57 602, ndërsa PD-ASHM ka marrë 36 492 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 4375 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 3881 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 2423 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 1249 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 36 492 vota

Lëvizja Bashkë 1249vota

Lëvizja Atdheu 131 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik 877 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë 57 602 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 3881 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 190 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 78 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 319 vota

Partia Mundësia 2423 vota

Partia Socialdemokrate 4375 vota