Numërohen 95% e kutive të votimit – PS kryeson me 240 mijë vota diferencë ndaj PD, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë

Janë numëruar 4,880 kuti votimi nga 5,225 në total për zgjedhjet e 11 majit, duke shënuar rreth 95% të procesit të numërimit në 12 qarqet e vendit.

Rezultatet e deritanishme:

  • Partia Socialiste (PS) – 696,857 vota (52.3%)
  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 456,436 vota (34.2%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 48,545 vota (3.6%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 45,425 vota (3.4%)
  • Partia Mundësia – 39,377 vota (3.0%)
  • Lëvizja Bashkë – 18,900 vota (1.4%)
  • Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,384 vota (1.3%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,122 vota (0.4%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,678 vota (0.2%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 1,957 vota (0.1%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 938 vota (0.1%)

PS ruan diferencën prej rreth 240 mijë votash ndaj PD-së, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt ka siguruar vendin e tretë, duke lënë pas PSD-në e Tom Doshit dhe Partinë Mundësia.