Numërohen 586 nga 941 kuti në Tiranë/ Veliaj thellon diferencën me Këlliçin
Pas numërimit të 586 kutive nga 941 që ka Tirana, kryebashkiaku aktual Erion Veliaj vijon të thellojë diferencën me kandidatët e tjerë. Veliaj ka marrë deri tani mbi 97 mijë vota, ndërsa rivali i tij më i afërt, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë 62 mijë vota, me një diferencë prej 35 mijë votash.
Në vend të tretë deri në këto momente është Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 8498 vota ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i PD-së.
Njesia nr. 1…….56 kuti, mbyllet numërimi.
Veliaj 9581 vota, 56.07%
Kelliçi 5665 vota, 33.15%
Arlind Qori 800 vota, 4.68%
Bejko 707 vota, 4.14%
Përnaska 166 vota, 0.97%
Marko Dajti 170, 0.99%
Njësia nr .3 Tiranë
Arlind Muhamet Qori—Lëvizja Bashkë — 677 vota—4.43 %
2. Marko Sali Dajti—Fronti i Majtë — 128vota — 0.84 %
3. Lajla Ylber Pernaska —Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet —- 135 vota—0.88 %
4. Erion Luan Veliaj —- Partia Socialiste e Shqipërisë—-8898 vota — 58.24 %
5. Belind Zamir Këlliçi Bashkë Fitojmë —4833 — 31.64 %
6. Roland Hysen—Bejko Partia Demokratike —606 vota
Përfundon numërimi edhe për njësinë Nr.10
Arlind Qorri 509
Marko Dajti 41
Erjon Veliaj 5073
Lajla Përnaska 87
Belind Këlliçi 3626
Roland Bejko 341
Ndërsa në 10 njësitë e tjera në kryeqytet vijon ende numërimi.