Numërohen 26 nga 65 kuti në Kuçovë/ Kandidati i “Bashkë Fitojmë” kryeson me 300 vota

Vijon procesi i numërimit edhe në Kuçovë, ku nga 65 kuti në total, deri më tani janë numëruar 26. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i koalicionit “BF”, Lefter Maliqi ka marrë deri më tani 2993 vota, ose 50.6 %.

Sakaq, kandidati i PS, Kreshnik Hajdari ka marrë 2685 vota ose 45.2%, ndërsa Ilirjan Koxhaj i PD renditet i treti me 234 vota ose 3.9%.