Numërohen 2289 kuti votimi në të gjithë vendin, thellohet diferenca mes PS dhe PD-ASHM, me mbi 111 mijë vota avantazh

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit ka përparuar ndjeshëm, me 2289 kuti votimi të numëruara nga 5225 në total në 12 qarqet e Shqipërisë.

Partia Socialiste (PS) vijon të kryesojë me një diferencë të thellë ndaj Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), duke siguruar deri tani 315,118 vota ose 52.7%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 204,109 vota, që përfaqësojnë 34.1% të totalit.

Diferenca mes dy kampeve ka arritur në mbi 111 mijë vota.

Në garën për vendin e tretë, Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit kryeson me 23,684 vota (4.0%), e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 20,293 vota (3.4%), ndërsa Partia Mundësia ka grumbulluar 16,238 vota (2.7%) dhe Lëvizja Bashkë 7,809 vota (1.3%).

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 315,118 vota (52.7%)
  • Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 204,109 vota (34.1%)
  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 23,684 vota (4.0%)
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 20,293 vota (3.4%)
  • Partia Mundësia – 16,238 vota (2.7%)
  • Lëvizja Bashkë – 7,809 vota (1.3%)
  • Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 6,763 vota (1.1%)
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 2,150 vota (0.4%)
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 1,102 vota (0.2%)
  • Lëvizja Atdheu (LA) – 794 vota (0.1%)
  • Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 409 vota (0.1%)