Nuk votuan për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës/Bardhi: Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas votimit të djeshëm në Kuvend, ku socialistët penguan dërgimin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, të mandatit të ish-ministres Olta Xhaçka. Bardhi thotë se me një vendim politik të Edi Ramës, dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi, duke vendosur sipas tij një precedent që nuk kishte ndodhur në 34 vite. Bardhi shkruan se në këtë mënyrë është ‘varrosur’ dhe propaganda e qeverisë Rama, për komisionin e posaçëm Antikorrupsion, që pretendon të forcojë shtetin ligjor.

REAGIMI I BARDHIT:

1. Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale.

2. Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se ER tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë ER refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK.

3. Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare!

4. GPPD dënon me forcë aktin e djeshëm të Kuvendit dhe të Edi Ramës, për ti dhënë statusin e paprekshme nga drejtësia bashkëpunëtores së tij dhe garanton se do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin ligjor.

Me 65 vota abstenim, 25 pro dhe 9 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi mbrëmë pas mesnate, që të mos e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dosjen për shqyrtimin e mandatit të ish-ministres Xhaçka. Votat kundër nga PS u dhanë nga Bullari, Çela, Çyrbja, Gjiknuri, Sterkaj dhe Çuçi, ndërsa vetë Xhaçka nuk ishte fare në sallë në momentin e votimit. Vendimi u mor pas kalimit në votim në seancë plenare të dy raporteve, një nga opozita dhe tjetri nga mazhoranca.

Check Also

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU

  Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *