“Unë nuk do të vdes pa shëtitur në Wall Street të New York-ut”. Ishte kjo fjali që hedhësi i çekiçit, Murat Basha, i’a tha në mirëbesim një shokut të tij, teksa pinin kafe, që bëri që Sigurimi i Shtetit t’i hapte atij dosjen dhe ta vendoste në përgjim.
“Fajkoi”, që siç thotë vetë Murat Basha është një ish shoku i tij raportoi në strukturat e Sigurimit për atë që ndodhi në 19 dhjetor 1981 në kafe Rinia.
“Burimi njofton se duke pirë tek kafe “Rinia” ka qenë së bashku me XXXX dhe Murat Bashën, hedhës çekiçi në klubin 17 Nëntori dhe banues në lagjen nr 10. Në një moment Murati tha “Unë nuk do të vdes pa shëtitur në Uall Strit të Nju Jorkut”. XXXX i ndërhyri dhe nuk e lejoi të vazhdonte me bisedën. Dukej që kjo ishte një vazhdim i bisedave të mëparshme”, thuhet në raportin e hartuar nga “Fajkoi”.
Statusi i Murat Bashës
Një dokument i sigurimit shtetit, ku flitet për mu.
I kam ndejt përballë gjithmonë, komunizmit.
Prandaj jam i ashpër me ta edhe sot.
Sa keq, spiuni “Fajkoi” është një ish mik…..
Nga komunistët dhe sigurimsat nuk pritsha të mira.
Spiunë, ju neveris, o plehra.
Sapo të vinë dokumentet plotësisht, do bëj gjithçka publike.