“Nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçë”/ Plarent Ndreca: Një ambulancë thirrini ju lutem

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi është shoqëruar me debate të ashpra deri në përplasje.

Albana VokshiKush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen. 
Plarent Ndreca: Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp.
Albana Vokshi: Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera. 
Plarent Ndreca: Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare. 
Albana Vokshi: Në vend se të mbroni kolegët…
Plarent Ndreca: Kolegët që hedhin molotv nuk i mbrojmë ne
Albana Vokshi: Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj

Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë dëshmitari Gentian Opre, pasi është për procedurë, ndërsa Ndreca e ka kundërshtuar këtë.
Në shenjë revolte Albana Vokshi i hodhi 4 herë mikrofonin Plarent Ndrecës. Vokshi këmbëngul të dalë dëshimtari me pretendimin se kemi ‘procedurë’

Albana Vokshi duke i kërkuar të dalë jashtë dëshmitarit e kërcënoi.

“Nesër pasnesër do pendohesh për këtë. Ai do të përballet me ligjin, se po shkel urdhrin e kryetarit”