Nuk po gjen hapësira te Torino, Etrit Berisha drejt skuadrës së njohur të Serie A

Të shumtë janë futbollistët e kombëtares shqiptare që janë në dilemë për skuadrën e re.

Etrit Berisha është njëri prej tyre, portieri kuqezi që nuk ka zgjedhur ende se ku do të jetë sezonin e ardhshëm. Mungesa e hapësirave që gjen te Torino po e shtyn 34-vjeçarin për të firmosur me një tjetër klub.

Viti i fundit në kontratë me torinezët e lejon atë që ta ketë më të lehtë për të zgjedhur, me alternativat që nuk mungojnë.

Së fundmi në garë për shërbimet e tij ka hyrë edhe skuadra e Frosinones. Pas ngjitjes në Serie A, klubi synon të forcohet dhe për portën e ka identifikuar Berishën. Eksperienca e gjatë në futbollin italian bind Frosinonen, që tani duhet të bëje një ofertë joshëse për Torinon.

Ish-gardiani i Lazios, Atalantës dhe SPAL në Serie A vlerësohet me 400 mijë euro në treg, shifër e konsiderueshme për Frosinonen, që gjithsesi do tentojë deri në fund firmën me shqiptarin.