Nuk përmbushën detyrat në luftën kundër kanabisit, përjashtohen 4 efektivë policie në Pukë, mes tyre edhe ish-shefi i komisariatit Fiqiri Dani

Me vendim të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit u përjashtuan 4 efektivë police në Pukë. Në mesin e tyre është edhe ish-shefi i komisariatit në Pukë, Fiqiri Dani. Masë ndëshkimore ndaj shefit të stacionit policor në Fushë Arrës, B.I., oficerit në Fushë-Arrëz K.Th. dhe inspektorit N.M. Vendimi për përjashtim ka ardhur pas hetimit që ka zbuluar mos përmbushje dhe dështim të përmbushjes së detyrave në luftën kundër kanabis sativa.